Egjipt, 6 të vdekur, 800 të plagosur në një orë

03/02/2011 16:25

Gjashtë të vdekur dhe mbi 800 të plagosur është bilanci paraprak i përleshjeve që po ndodhin në kryeqytetin egjiptian, Kajro, midis protestuesve dhe mbështetësve të presidentit Mubarak.

Ndërsa një sherr masiv ka nisur prej një ore, Agjensia e Lajmeve “Reuters” konfirmon deri tani këto numra, që pritet të rriten. Të shtëna armësh vazhdojnë të dëgjohen, pasi mes turmave ka njerëz të armatosur.

Disa prej të vdekurve dhe plagosurve kanë marrë plagë me armë zjarri. Situata po del tërësisht jashtë kontrollit në atë që është dita e dhjetë e protestave. Në total, mbi 300 persona kanë mbetur të vrarë deri tani.

Top Channel