Chavez shënon 12-vjetorin në pushtet

03/02/2011 09:05

Presidenti venezuelian Hugo Chavez ka shënuar 12-vjetorin e ardhjes së tij në pushtet, duke iu bërë thirrje mbështetësve të tij që të vazhdojnë përpara me revolucionin socialist.

Zoti Chavez u ka kërkuar venezuelianëve që ta falin për ndonjë gabim që ai ka bërë gjatë qëndrimit në detyrë.

Por ai tha se qeveria e tij ka vazhduar të jetojë që pas fitores së parë me shpresën e shënimit të arritjeve në fushën e arsimit dhe në uljen e varfërisë.

Chavez, 56 vjec, shtoi se beson se do të fitojë një mandat tjetër 6-vjecar në zgjedhjet e vitit 2012. Ai tha se fushata elektorale tashmë ka filluar dhe shtoi se ajo do të jetë e ashpër, por e mirë.

Ndër prioritetet e tij deri në zgjedhjet e ardhshme, Chavez ka renditur sigurimin e shtëpive për venezuelianët që mbetën të pastrehë nga përmbytjet e vitit të kaluar dhe uljen e krimeve të dhunshme.

Top Channel