Britani, deputetët: Papa na “vodhi” paratë

03/02/2011 11:15

Deputetët britanikë u kanë kërkuar ministrave të qeverisë që të shpjegojnë përse 1.85 milionë stërlina të ardhura në formë ndihmash nga jashtë janë shpenzuar gjatë vizitës së Papës në shtator.

Ata kanë bërë pyetje mbi transfertën e papritur të parave nga Departamenti për Zhvillimet Ndërkombëtare tek Ministria e Jashtme.

Kryetari i komitetit Malcolm Bruce deklaroi se ministrat duhet të sqarojnë se për cfarë u shpenzuan paratë.

Nga ana tjetër, një sqarim paraprak ka ardhur me argumentin se DZHN ishte një nga departamentet që financonin vizitën e atit të shenjtë dhe se paratë nuk ishin ndihmë zyrtare.

Ndihma nga jashtë ishte një nga ato pak fonde të mbrojtura nga shpenzimet e koalicionit. Ajo pritet të jetë 0.7% e GDP-së deri në vitin 2013. 

Top Channel