Sulmet ukrainase në Rusi, gjashtë të vrarë dhe katër të plagosur
Dy persona të maskuar qëlluan për vdekje katër policë trafiku, në një prej republikave separatiste të Kaukazit të Veriut, në Rusi.
Ngjarja e raportuar nga mediat ndërkombëtare ndodhi ndërsa policët po hanin drekën, në krahinën e Kabardino-Balkarias.
Një zëdhënës i policisë raportoi se pasi qëlluan, dy personat rrëmbyen një taksi dhe u larguan. Punonjësit shtetërore në rajon janë shenjëstër e zakonshme për militantët islamikë, të cilët kërkojnë shkëputje nga Moska.
Një polic i pestë u dërgua në spital dhe është në gjendje kritike, pasi mbeti i plagosur në ngjarjen e ndodhur në qytetin e vogël të Çegemit.
Në Dagestan, një tjetër provincë separatiste, dy militantë të dyshuar ishte vrarë në shkëmbimin e zjarrit me policinë, gjatë natës.
Top Channel