President i ri tek Vodafone

02/02/2011 09:30

Gerard Kleisterlee do të jetë presidenti i ri i Vodafone, në vend të John Bond.

Kleisterlee, aktualisht drejtor i përgjithshëm i Philips Electronics, do të marrë detyrën më 1 prill, sipas Bloomberg.

Kleisterlee do të largohet nga Philips në muajin mars dhe fillimisht do të caktohet si drejtor jo ekzekutiv i Vodafone në pranverë, përpara se të bëhet president me asamblenë e korrikut.

Top Channel