Obama-Mubarakut: Tranzicioni të nisë menjëherë

02/02/2011 01:45

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kërkojnë presidentit egjiptian, Hosni Mubarak nisjen e menjëhershme të reformave për demokratizimin e vendit.

Presidenti amerikan, Barak Obama, menjëherë pas deklaratës së Mubarak për tërheqje graduale nga posti, është shprehur se reformat për demokratizimin e vendit dhe vënian në jetë e “tranzicionit të qetë” duhet të ndodhë menjëherë. I drejtohem popullit egjiptian dhe mijëra të rinjve që ndodhen në sheshet e vendit, se Shtetet e Bashkuara dëgjojnë dhe mbështesin kërkesat e tyre, tha Obama.

Më tej shefi i Shtëpisë së Bardhë përshëndeti qendrimin e forcave të armatosura egjiptiane, të cilat sipas tij treguan profesionalizëm përballë demostruesve.

Top Channel