Kuba liron katër disidentë

02/02/2011 20:30

Një zëdhënës i Kishës Katolike deklaroi se autoritetet e Kubës kanë vendosur të lirojnë katër të burgosur të opozitës dhe do t’i lejojnë ata të udhëtojnë në Spanjë, ku kanë fituar statusin e strehimit politik.

Megjithatë, në deklaratën e dhënë më parë gjatë ditës, zyrtari i Selisë së Shenjtë theksoi se nuk bëhet fjalë për asnjë prej 11 disidentëve, të arrestuar në një operacion të qeverisë në vitin 2003.

Njëri prej të katërve, i quajtur Alexis Borges, është dënuar me 15 vjet burg për pengmarrje. Ai figuron në listën e 100 të burgosurve politikë të mbajtur në burgjet kubaneze.

Top Channel