Kriza, Spanjë, rritet papunësia

02/02/2011 13:10

Në fund të janarit të papunët ishin 4231 milionë në Spanjë, një shifër në rritje me 3,19%, në krahasim me muajin e shkuar, sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Punës së Madridit.

Duke iu referuar institutit të statistikave, në fund të dhjetorit niveli i papunësisë ishte 20,38%, më i larti nga 1997-a.

“Janë të dhëna jo të mira”, ka pohuar sekretari i shtetit për Punën, Mari Luz Rodriguez.

Sipas Ministrisë së Punës, numri i të papunëve është rritur në janar me 4,51% në krahasim me janarit e 2010-s.

Top Channel