Jordani, mbreti shpërndan qeverinë

02/02/2011 03:00

Mbreti Abdullah II në Jordani shpërndau kabinetin qeveritar pas protestave popullore që kanë përfshirë vendin ditët e fundit.

Mbreti Abdullah emëroi kryeministrin e ri me detyrën për të formuar kabinetin e ri dhe për të ndërmarrë reformat demokratike të kërkuara nga manifestuesit.

Jordania ishte një ndër vendet që u prek nga efekti domino i protestave të nisura në Tunizi që në muajin dhjetor e që sollën largimin e presidentit Ben Ali.

Top Channel