Jemen, Saleh: Nuk do të shtrijë mandatin

02/02/2011 10:35

Presidenti i Jemenit, Ali Abdullah Saleh i kundërshtuar këto javë nga manifestime në shesh, ka lajmëruar se do të ngrijë një ndryshim kushtetues që do i jepte mundësinë të zgjeronte mandatin presidencial përtej skadencës, në 2013.

Saleh, në pushtet prej 32 vjetësh, ka premtuar gjithashtu në parlament se nuk do ia kalojë pushtetin të birit.

Është lajmëruar në fund edhe shtyrja e zgjedhjeve legjislative, të kundërshtuara nga opozita e cila nesër ka thirrur “një ditë zemërimi”.

Top Channel