Hungaria do të rishikojë ligjin e mediave

02/02/2011 15:30

Hungaria ofroi garanci se do të rishikojë ligjin e tij të debatueshëm për mediat, pas kërcënimeve të Bashkimit Europian për veprime ligjore ndaj Budapestit.

Pasi Komisioni Europian theksoi se ligji duhet të rishikohet brenda pak javësh dhe jo muajsh, një zëdhënës i qeverisë së Budapestit deklaroi se parlamenti do të vendosë menjëherë në axhendë për takimin më të afërt çështjen.

Hungaria morri drejtimin e presidencës së Këshillit të Europës në fillimin e vitit, në mes të polemikave për shkak të një ligji, i cili i jepte në dorë autoriteteve që të censuronin paraprakisht mediat dhe t’u vendosnin atyre gjoba të rënda.

Top Channel