Më shumë se 2 000 policë u përballën me hipistë dhe komunistë në Berlin, në përpjekje për të shembur një bllok ndërtesash, ku këta ishin strehuar.
Më shumë se 32 njerëz u arrestuan, ndërsa tetë policë mbetën të plagosur. Blloku i pallateve, i ndërtuar në kohën e komunizmit, është blerë përpara 12 vitesh nga disa persona privatë.
Në këtë periudhë, 25 persona kishin populluar banesat dhe ishin përfshirë në një betejë ligjore për të ruajtur godinat. Shumica e këtyre banorëve i përkasin ekstremit të majtë.
Ata kundërshtojnë transformimin e qytetit, ndërsa në shumë rrugë të Berlinit që i përkiste lindjes, birrari, bare dhe supermarkete të njëjta si në perëndim janë krijuar.
Blloqe të tilla pallatesh janë shembur, për t’u zëvendësuar me godina moderne. 25 banorët e paligjshëm dhe disa qindra të tjerë u izoluan brenda ndërtesave, duke protestuar ndaj urdhërit të prishjes, në një përpjekje për të ruajtur identitetin e Gjermanisë së Lindjes..
Ata goditën me gurë dhe me sende të tjera policinë ndërsa u përpoq të hynte. Deri në drekë, forcat e rendit kishin hequr barikadat dhe larguar të gjithë banorët e jashtëligjshëm nga godinat.
Top Channel