Egjipt, përleshen turmat pro e kundër Mubarak

02/02/2011 16:00

Turma e mbështetësve të presidentit Hosni Mubarak është duke u përplasur në këto momente me turmën e protestuesve, në rrugët e Kajros.

Korrespondentët e mediave ndërkombëtare raportojnë se kanë parë disa dhjetëra njerëz të përgjakur, ndërsa midis turmave mund të ketë edhe disa të vdekur.

Të dy grupet, të përbëra nga disa mijëra njerëz, janë duke shkënbyer goditje me gurë dhe me sende të tjera të forta, ndërsa raportohet se disa antarë të policisë janë bashkuar së bashku me turmën e mbështetësve të presidentit.

Sipas Agjensisë “Reuters”, përleshjet kryesore po ndodhin në Sheshin Tahrir (Sheshi i Pavarësisë), ndërsa nuk po bëhet asnjë tentativë nga forcat e sigurisë për të vënë nën kontroll përleshjen.

Top Channel