
Bilanci i protestave të sotme në Egjipt ngjan me një buletin të vërtetë lufte, ndërsa sipas televizionit arab “Al Jazeeira”, janë nëntë civilë të vdekur e mbi 500 të plagosur.
Ministria e Shëndetësisë jep të dhëna edhe për një ushtarak të vdekur dhe 403 të tjerë të plagosur. Protestat e dhunshme hynë sot në ditën e tyre të nëntë, ndërsa me qindra janë viktimat e këtyre ditëve.
Shumica e viktimave është shkaktuar nga përleshjet midis turmave të mbështetësve dhe kundërshtarëve të Mubarak-ut, në sheshin kryesor të kryeqytetit Kajro.
82-vjeçari Hosni Mubarak lajmëroi se nuk do të paraqesë kandidaturën e tij në zgjedhjet presidenciale të shtatorit, por kjo nuk ka mjaftuar që të qetësojë turmat, të cilat kërkojnë largimin e tij të menjëhershëm.
Ndërkohë, nga sulmi me bomba molotov, ka marrë flakë muzeu historik.
Top Channel