Britania nuk kërkonte largimin e Saddamit

02/02/2011 15:40

Britania e Madhe nuk kërkonte ndërrimin e pushtetit në Irak, edhe pse largimi i Saddam Hussein-it ishte i dëshirueshëm.

Ndërsa hetimi për përfshirjen në Luftën e Irakut vazhdon, personi që udhëheq hetimet, Jack Straw, bëri të ditur përfundimet e deritanishme.

”Tony Blair nuk mund të kërkonte largimin e Hussein, pasi kjo do të kishte qenë e paligjshme”, deklaroi Straw gjatë drekës.

”Është e qartë që nëse Saddam-i do të kishte pranuar të bashkëpunonte në programin e çarmatimit, Britania nuk do të mund të ndërhynte ushtarakisht, edhe nëse do ta dëshironte këtë zoti Blair”.

Pjesë të hetimimeve nuk do të bëhen publike për median, pasi ato përbëjnë sekret shtetëror. Hetimi është hapur për të kuptuar se përse Britania u bashkua në koalicionin e ngritur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të sulmuar Irakun, pa pritur një rezolutë të OKB-së për këtë.

Vende të rëndësishme brenda NATO-s, si Franca dhe Gjermania, refuzuan të merrnin pjesë në operacion. Disa qindra ushtarë britanikë kanë humbur jetën në Irak që prej 2003-shit.

Top Channel