Autobombë në Pakistan, nëntë të vdekur

02/02/2011 09:50

Të paktën nëntë persona, mes së cilëve edhe tre fëmijë, kanë humbur jetën pas shpërthimit të një autobombe në një treg, pranë një kazerme policie, në Peshawar, në verilindje të Pakistanit.

Të plagosurit janë të paktën 19.

Distrikti i Peshawar, pranë kufirit me Afganistanin, është prej disa ditësh në qendër të valës së atentateve. Ngjarja e sotme është e gjashta në pesë ditë.

Top Channel