Assange, medalje të artë për paqe

02/02/2011 12:45

Julian Assange është zgjedhur nga Sydney Peace Foundation për të marrë një tjetër çmim mirënjohjeje: medaljen e artë për paqe.

Vlerësimi, që në 14 vjet i është dhënë vetëm Dalai Lamas, Nelson Mandelës dhe Dasaku Ikeda, njeh “kurajon e jashtëzakonshme në mbrojtje të të drejtave të njeriut”.

Duke bërë publike mijëra kabllogramë, Assange ka treguar se “në çfarë mase qeveritë, ushtarakët dhe biznesi përdorin sekretin për të mbuluar qëllimet e tyre të vërteta”.

Top Channel