SHBA, një amerikane e lidhur me Al-Qaeda

01/02/2011 21:55

Një grua amerikane, e vetëquajtur “Jihad Jane”, pranoi akuzat për terrorizëm, përpara një gjykate në Pensilvani.

Lajmin e raportoi gjatë mbrëmjes “Associated Press”. Colleen LaRose bashkëpunoi me islamikët për të goditur disa objektiva në kuadrin e Luftës së Shenjtë, por ajo u zbulua përpara se të përfundonte misionin e saj.

Ndërmjet disa objektivave, 46-vjeçarja planifikonte edhe vrasjen e karikaturistit suedez që bëri karikaturat e Profetit Muhamed. Ajo ishte arrestuar në tetor 2009 në Filadelfia.

Top Channel