Protesta në Pakistan

01/02/2011 13:50

Në Paskitan kanë shpërthyer protesta përmes të cilave banorët kërkojnë vrasjen e një punonjësi të konsullatës amerikane.

Raymond Davis ka dalë para një gjykate sepse akuzohet për vrasjen e dy pakistanezëve për të cilët thotë se i qëlloi për vetëmbrojtje teksa kërkuan që ta grabisin.

Gjykata pakistaneze ka urdhëruar autoritetet që të mos e lirojnë dhe që të vendosin emrin e tij në “listën e kontrollit të daljeve”, në mënyrë që ai të mos arratiset.

Ndërsa ambasada amerikane në Islamabad ka kërkuar lirimin e Davis, duke deklaruar se ai ka status diplomatik dhe se për rrjedhojë është imun ndaj hetimit.

Aktualisht Davis ndodhet nën kujdesin e policisë, e cila po heton për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes që acaroi banorët e Lahores.

Top Channel