Protesta në Jordani, shkarkohet qeveria

01/02/2011 15:35

Mbreti Abdullah i Jordanisë shkarkoi kabinetin e tij qeverisës dhe emëroi një Kryeministër të ri pak më parë, pas protestave masive në rrugët e kryeqytetit Aman.

Në raportimin e Agjensisë së Lajmeve “Reuters” mësohet se Kryeministri i ri do të jetë Marouf Bakhit, i cilësuar si një reformator në gjendje të bëjë “reforma të vërteta politike”, nga Mbreti Abdullah.

Me dhjetëra mijëra protestues kërkuan më parë gjatë ditës dorëheqjen e Kryeministrit Samir Rifai, i cilësuar si përgjegjës për rritjen e çmimeve dhe papunësinë e lartë.

Në deklaratën e tij përpara kombit, Mbreti Abdullah deklaroi: “Zoti Bakhit është shumë më praktik, më i shpejtë dhe më i aftë për të ndërmarrë ato reforma politike, që do të forcozojnë demokracinë në Jordani, do të bëjnë më të sigurt dhe më të mirë jetën e të gjithëve”.

Top Channel