Koreja e Veriut ka impiante sekrete

01/02/2011 09:15

Ekspertët e Kombeve të Bashkuara besojnë se Koreja e Veriut ka të paktën një impiant bërthamor të fshehur.

Një raport i OKB-së bazohet në dëshminë e shkencëtarit amerikan Siegfried Hecker, që vizitoi një impiant sekret në nëntor të vitit të kaluar.

Ai i tha panelit të ekspertëve në OKB se centrifugat që pa vinin nga impiante të fshehura. Raporti i panelit, i cili nuk është publikuar ende, i është dorëzuar Këshillit të Sigurimit javën e kaluar.

Autoritetet koreano-veriore i treguan zotit Hecker, nga Universiteti i Stenfordit, një sasi uraniumi plotësisht të pasuruar në kompleksin e Jongbionit, në nëntor.

Top Channel