Gjermani, reduktohen masat antiterror

01/02/2011 16:00

Gjermania vendosi të ulë shkallën e masave të sigurisë kundër terrorizmit, të ngritura në shkallën maksimale në nëntor, pas raporteve për një sulm të afërm.

Lajmin e bëri të ditur në mesditë Ministri i Brendshëm, Thomas de Maiziere. Ai konfirmoi se forcat shtesë të policisë në aeroporte dhe stacione treni do të reduktohen gradualisht.

Niveli i sigurisë në nëntor u rrit në shkallën më të lartë, pas raportimeve të besueshme të Shërbimeve Sekrete Gjermane dhe të disa agjensive të huaja rreth planifikimi të një sulmi të afërt.

Gjermania nuk ka përjetuar ndonjëherë ndonjë sulm terrorist nga militantë islamikë në terrorin e saj, por mendohet se është në shënjestrën e tyre si pasojë e pjesëmarrjes në koalicionin e NATO-s në Afganistan.

Top Channel