Franca sekuestrohen avionin e Ben Ali-së

01/02/2011 20:25

Autoritetet franceze sekuestruan një avion privat që i përket familjes së presidentit të larguar tunizian, Zine al-Abidine Ben Ali.

Ngjarja e ndodhur mbasdite u lajmërua nga Agjensia Franceze e Lajmeve, AFP. Lëvizja e autoriteve vjen pasi tre çështje korrupsioni u ngritën nga prokurorët e vendit, kundër Ben Alisë.

Presidenti i Tunizisë për 23 vite me radhë, përfitoi nga marrëdhëniet e mira me Francën, për të depozituar një pjesë të aseteve të tij personale në këtë vend.

Ditën e hënë, Ministrat e Jashtëm të vendeve të Bashkimit Europian, ranë dakord që të ngrinin të gjithë asetet e ish-presidentit, si rrjedhojë e një kërkese të bërë nga qeveria e re tuniziane.

Ben Ali u arratis në 14 janar në Arabinë Saudite, pas disa javë protestash të dhunshme kundër regjimit të tij, bënë që më shumë se 200 persona të mbeteshin të vrarë.

Pasuria e jashtëzakonshme e Ben Ali-së vlerësohet të kalojë tre miliardë dollarët.

Top Channel