Egjipt, Mubarak: Nuk do rikandidoj

01/02/2011 22:25

Pas protestave disa ditore kundër tij që kulmuan ditën e martë me “Marshimin e të 1 miliontëve”, presidenti egjiptian, Hosni Mubarak deklaroi se nuk do të rikandidojë ne zgjedhjet presidenciale që mbahen në muajin shtator.

Deklaratën e tij Mubarak e bëri për televizionin arab, Al Arabya.

Mubarak iu është përgjigjur thirrjeve të masave duke refuzuar largimin e menjëhershëm nga vendi, dhe tha se do të qendrojë në pushtet deri në mbajtjen e zgjedhjeve të shtatorit, ku nuk ka ndërmend të rikandidojë më. Ai tha se do të vazhdojë të qendrojë në vend për të mundësuar një tranzicion të qetë të lidershipit.

Ndërkohë, mijëra protestues vazhdojnë të qendrojnë në sheshin kryesor të Kajros, Tahriri, të rrethuar nga forca të shumta të ushtrisë vendase e cila patrullon rrugët e kryeqytetit dhe të disa qyteteve kryesore në vend.

Top Channel