Dy Koretë bien dakord për datën e bisedimeve

01/02/2011 15:20

Korea e Veriut dhe ajo e Jugut do të mbajnë bisedimet e para midis instancave ushtarake në 8 shkurt, lajmëruan sot mediat e dy vendeve.

Kjo është tentativa e parë serioze midis shteteve për reduktimin e tensioneve të larta në gadishull. Presidenti koreanojugor, Lee Myung-bak, i kërkoi fqinjëve veriorë që të shfrytëzojnë këtë rast për të përmirësuar marrëdhëniet dhe për të treguar qëllimet e tyre të mira.

Midis dy shteteve do të bisedohen dy sulmet e veriut në 2010-n, mbi një ishull dhe një luftanije, ku një total prej 50 vitësh mbetën të vrarë.

Veriu këmbëngul se reagoi në të dy rastet pas provokimeve. Besohet se të dy shtetet kanë vendosur të ulen në tryezë si pasojë e presionit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kinës.

Top Channel