Australia përgatitet për ciklonin e fuqishëm

01/02/2011 15:05

Spitalet po evakuojnë pacientët dhe familjet po fortifikojnë shtëpitë e tyre, ndërsa cikloni Yasi pritet të godasë bregun e shtetit australian të Kuinslendit, ditën e nesërme.

Ndërsa një pjesë e zonës vazhdon të jetë nën ujë pas përmbytjeve më të këqija të historisë së vendit, Kryeministrja Anna Blight paralajmëroi se cikloni do të jetë gjigant dhe në gjendje të kërcënojë shumë jetë njerëzish.

”Është një studi vdekjeprurëse dhe duhet ta marrim shumë seriozisht”, deklaroi Blight. “Të gjithë ata që ndodhen në zonat e ulta pranë bregdetit, duhet të zhvendosin familjet e tyre në zona më të sigurta”.

Lajmi i vetëm i mirë është që cikloni ka shmangur në rrugën e tij qytetin me dy milionë banorë të Kuinslendit. Ai do të godasë më në veri të Kuinslendit, por efekti i shirave edhe erërave të tij të fuqishme mund të ndihet deri në qindra kilometra distancë.

Top Channel