Ashton së shpejti në Tunizi

01/02/2011 02:45

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian, Catherine Ashton pritet që së shpejti të ndërmarrë një vizitë në Tunizi.

Vetë Ashton deklaroi në përfundim të takimit të Këshillit të Ministrave të Jashtëm të BE-së, ku u vendos edhe ngrirja e pasurive të presidentit të rrëzuar, Ben Ali.

Ndërkohë, të mërkurën pritet që Përfaqësuesja e Lartë të ketë një takim në Brukesl me Ministrin e Jashtëm tunizian, Ahmed Abderraouf.

Top Channel