Somali, ezkekutohet agjenti i CIA-s

31/01/2011 15:55

Një somalez i akuzuar se shërbente për CIA-n u ekzekutua gjatë ditës nga një skuadër pushkatimi, në një rrugë kryesore të kryeqytetit të Somalisë, Mogadishu.

44-vjeçari Ahmed Ali Hussein ishte pjestar i një sekti islamik që kundërshton drejtuesit fetarë të vendit të lidhur me Al-Qaeda, raportoi BBC. Sipas fjalëve të akuzës, ai i ka shërbyer CIA-s si agjent i fshehtë në 16 muajt e fundit.

Fatkeqi i zbuloi autoriteteve amerikane identitetin e disa prej personave të përfshirë në sulmet me bombë në ambasadat amerikane në Kenia dhe Tanzani, në vitin 1998, ku 224 persona mbetën të vrarë.

Ali Hussein u paraqit i lidhur me zinxhirë dhe u ekzekutua me breshëri kallashnikovi, ndërsa me qindra qytetarë u detyruan të shikonin. Ndërkohë, disa dhjetëra të vrarë janë regjistruar në Mogadishu, në përplasjet midis islamikëve dhe rebelëve.

Somalia nuk ka një qeveri që prej 20 vitesh. Vendi drejtohet nga islamikë të lidhur me Al-Qaeda apo qeveri të tjera rebele, që kanë fituar kontrollin mbi pjesë të territorit.

Top Channel