Mandela përmirësohet vazhdimisht

31/01/2011 16:05

Ish-presidenti i Afrikës së Jugut, Nelson Mandela, është duke iu përgjigjur mirë trajtimit të tij mjekësor, deklaroi mjeku personal.

Një ikonë në vendin e tij, 92-vjeçari ngjalli ankth mes të gjithë simpatizantëve, kur u mësua se ishte shtruar në një spital të Johansburgut, për shkak të një infeksioni në mushkëri.

Pas deklaratave qetësuese të presidentit të vendit, edhe mjeku i presidentit të parë me ngjyrë në historinë e Afrikës së Jugut bëri një deklaratë qetësuese, duke folur për BBC-në.

”Shpirti i tij jashtëzakonisht luftarak dhe optimist e lejon të mposhtë me lehtësi sëmundjen edhe në një moshë të tillë të thyer. Gjendja e Mandela-s po përmiësohet dita ditës”, deklaroi mjeku Vejay Ramlakan.

Top Channel