Itali, 50 miliardë euro evazion fiskal

31/01/2011 21:45

Italianët i kanë fshehur taksave 50 miliardë euro në 2010-n, çka përbën një rritje prej 46% krahasuar me një vit më parë, bënë të ditur autoritetet fiskale të vendit.

Gjysma e këtyre parave janë dërguar jashtë vendit, në Luskemburg apo Zvicër, për t’iu shmangur tatimeve të shtetit.

Kryeministri Silvio Berlusconi është ankuar më parë se çereku i të ardhurave të ekonomisë italiane fshihet nga shteti, i cili po lufton me një defiçit tepër të madh buxhetor.

Aktualisht, defiçiti buxhetor i vendit është 118,6% i Prodhimit të Brendshëm Bruto të vendit. Policia Financiare Italiane ka bërë me dije më parë se një problem serioz në vend janë edhe fallsifikimet e produkteve të kompanive të ndryshme, midis të cilavë më shqetësuese janë pjesët e makinave dhe produktet kozmetike.

Top Channel