India, firmoset plani për superfabrikën

31/01/2011 15:20

India firmosi një kontratë marramendëse me kompaninë koreanojugore të prodhimit të çelikut, Posco, për një total prej 12 miliardë dollarësh.

Ky është investimi më i madh i huaj në historinë e shtetit indian dhe pritet të rrisë ndjeshëm prodhimin e çelikut në vend. Një port dhe një termocentral mund të ndërtohen së shpejti për t’i shërbyer eksluzivisht rrjetit të uzinave.

Sipas kritikëve, një superqendër metalurgjike e tillë do të harxhojë të gjithë rezervat e hekurit në 20 vjet. Megjithatë, ajo do t’i japë një ndihmesë të madhe rritjes ekonomike indiane, e cila bazohet shumë në prodhimin e makinerive.

50 mijë persona do të punësohen në uzinat që do të ngrihen së shpejti.

Top Channel