Chirac nuk vuan nga Alzaimeri

31/01/2011 15:10

Gruaja e ish-presidentit francez, Jacques Chirac, hodhi poshtë spekulimet se bashkëshorti i saj është duke vuajtur nga sëmundja e alzaimerit.

Bernadette Chirac deklaroi në një radio pariziene se ndihet e “skandalizuar” nga këto thënie, të cilat vijnë vetëm një muaj përpara se ish-presidenti të paraqitet në gjykatë për akuzat e korrupsionit.

Zoti Chirac, president i Francës në vitet 1995-2007, dyshohet se ka bërë favorizime gjatë periudhës së tij si Kryetar Bashkie i Parisit, duke përfituar në total 2,2 milion euro në mënyrë të paligjshme.

Ditën e dielë, “Jornal du Dimanche” shkroi se 78-vjeçari ka probleme me kujtesën dhe se të dhënat sugjerojnë se ai është prekur prej Alzaimerit.

Top Channel