Bursat botërore, nafta vazhdon shtrenjtimin

31/01/2011 18:20

Çmimi i naftës vazhdon të rritet në bursat ndërkombëtare, ndërsa sot preku për herë të parë në tre vjet vlerën e 100 dollarëve për fuçi.

Në krahasim me një ditë më parë, në bursën e Londrës u pa një ngritje prej 65 centësh brenda ditës së sotme. Çmimet pritet të vazhdojnë të rriten, nga frika e mbylljes së kanalit të Suezit, për shkak të protestave në Egjipt.

Në bursën e Londrës dhe në të tjerat në botë, çmimi i naftës vazhdon rritjen graduale prej muajsh. Në gusht, një fuçi kuotohej me 70 dollarë, por rikuperimi i ekonomisë botërore ka rritur kërkesën për “arin e zi”.

Top Channel