BE Egjiptit: Kaloni paqësisht në demokraci

31/01/2011 16:30

Vendet antare të Bashkimit Europian paraqitën gjatë drekës një dokument ku kërkohet kalimi paqësor i Egjiptit në demokraci, rapotoi “Associated Press”.

27 shtetet e BE-së i kërkojnë presidentit Hosni Mubarak që të përfundojë protestat e dhunshme në vend, duke hapur një debat të vërtetë për të ardhmen e Egjiptit.

Europa e bashkuar ka patur marrëdhënie të ngushta me Kajron, në kuadër edhe të programit të bashkëpunimit me vendet e Mesdheut, ndërsa Egjipti është një destinacion i preferuar turistik për miliona europianë çdo vit.

Megjithatë, në ditët e fundit Brukseli ka kërkuar të distancojë veten nga regjimi 30-vjeçar i Mubarak-ut, pas akuzave për tolerim të udhëheqjes diktatoriale.

Top Channel