Australi, pas përmbytjeve po vjen cikloni

31/01/2011 16:15

Shteti australian i Kuinslendit, një pjesë e të cilit vazhdon të jetë nën ujë pas përmbytjeve më të këqija të historisë, mund të përballet me një prej cikloneve më të mëdhenj ndonjëherë.

Në një deklaratë përpara kombit më parë gjatë ditës, Kryeministrja Anna Blight tha se cikloni “Yasi” ka potencialin të shndërrohet në më të fuqishmin që ka goditur ndonjëherë vendin.

Stuhia pritet të godasë brigjet e Kuinslendit të mërkurën në mbrëmje. Ishujt pranë brigjeve, të njohur për resortet turistike janë duke u evakuar, ndërsa portet kryesore janë mbyllur.

Erërat e ciklonit po vijnë në fuqizim, ndërsa për momentin ato kanë kapur 100 kilometra në orë. Qyteti me dy milionë banorë i Brisbejnit është në rrugën e stuhisë.

Top Channel