Angli, një punonjës aeroplani terrorist

31/01/2011 21:50

Një ish-punonjës i British Airways pranoi akuzat e terrorizmit në një gjykatë britanike, më parë gjatë ditës, informoi BBC.

I lindur në Bangladesh, Rajim Karim, pranoi se përdori vendin e punës në shërbim të një grupi islamik, të quajtur Jammat-ul Mujahideen.

Ai shpërndau në Britani disa videokaseta që ata i dhanë. Karim rezultoi fajtor edhe për rekrutimin e terroristëve të rinj në Jemen. Ai reklamonte shërbimet e tij dhe inkurajonte të tjerët të bënin të njëjtën gjë.

Top Channel