Aksidenti hekurudhor, nën hetim makinisti

31/01/2011 20:55

Drejtuesi i një treni të dalë nga shinat dy ditë më parë në Gjermani është duke u hetuar për vrasjen nga pakujdesia të dhjetë personave, raporoi në mbrëmje shtypi gjerman.

Një tren mallrash u përplas me një tren pasagjerësh pranë fshatit të Hordorfit, në Saksoni, në një ditë ku mjegulla e dendur e kishte bërë shumë të vështirë shikueshmërinë.

Drejtuesi i trenit të udhëtarëve mbeti i vrarë, së bashku me nëntë persona të tjerë, ndërsa 23 persona u plagosën. Për momentin, është ende e paqartë se cili prej dy trenave nuk iu përgjigj semaforit që urdhëronte ndalimin.

Top Channel