Gjermani, përplasen trenat, 10 viktima

30/01/2011 08:05

Të paktën dhjetë të vdekur pas përplasjes së një treni mallrash me një tren udhëtarësh në rajonin e Madgeburgut, në Gjermani.

Nga ky aksident kanë mbetur të plagosur edhe 40 persona të tjerë, disa prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Ky ëstë një nga aksidentet më të rënda hekurudhore të viteve të fundit në Gjermani.

Treni me 50 pasagjerë në bord po udhëtonte me 100 km/h ndërsa treni i mallrave  me 80 km/h.

 

Top Channel