Egjipt, autoritetet: Gati të rinumurojmë votat

30/01/2011 21:45

Autoritetet egjiptiane kanë shprehur gatishmërinë për të rinumaruar votat e zgjedhjeve të fundit parlamentare.

Lajmi njoftohet nga televizionet arabe sipas të cilave kreu i parlamentit egjiptian është shprehur se do të rishikohen rezultatet e zgjedhjeve legjislative duke u bazuar në dyshimet për manipulim në disa zona.

Ndërkohë, protestat, ndonëse më të qeta, kanë vazhduar edhe ditën e sotme në Kajro, Aleksandri e disa qytete të tjera kryesore në vend. Policia për të disatën ditë me radhë zbriti në rrugët e vendit e shoqëruar nga ushtria. Në sheshin Tahrir në Kajro, ku grumbullohen protestuesti anti-Mubarak, policia nuk ka qenë prezente për të shmangur përplasjet e dhunshme.

Top Channel