Egjipt, arratisen mijëra të burgosur

30/01/2011 09:50

Mijëra të burgosur janë arratisur nga burgu i Wadi Natrun, në veri të kryeqytetit egjiptian, Kairo.

Lajmin e kanë bërë të ditur burimet e sigurisë.

Dje, qindra të tjerë janë arratisur nga burgu i Khalifa, në periferi të Kairos.

Në pesë ditët e protestës ndaj regjimit të Hosni Mubarak, 102 persona kanë vdekur sipas burimeve mjekësore dhe të shërbimeve të sigurisë.

Vetëm ditën e djeshme kanë humbur jetën 33 persona.

 

Top Channel