Moska, kamikazi nga Kaukazi verior

29/01/2011 17:30

Atentati në aeroportin e Domododevos të Moskës është kryer nga një i ri kamikaz 20 vjeçar me origjinë nga Kaukazi Verior.

Lajmin e ka bërë të ditur komiteti investigativ duke shtuar se identiteti dihet, por nuk bëhet i ditur për shkak të hetimeve.

Komiteti ka lajmëruar gjithashtu se ka arrestuar 5 persona dhe se kërkon të arrestojë 4 të tjerë, të gjithë të lidhur me pistën e Kaukazit të Veriut, në kuadër të hetimeve mbi një plan për të kryer atentate pranë Sheshit të Kuq.

Top Channel