Iran, arrestohet djali i liderit të opozitës

29/01/2011 16:45

Djali i liderit më të rëndësishëm iranian të opozitës u arrestua në mesditë, lajmëroi faqja opozitare “Sahamnews”.

Ngjarja ndodhi në kryeqytetin e vendit, Teheran. “Mohammad Hossein Karoubi u arrestua më parë gjatë ditës pasi përhapi informacion rreth kushteve të burgut të Kahrizakut”, shkruhej në deklaratë.

Në këtë qendër, tre figura të rëndësishme të opozitës po mbahen të burgosur. Faqja e internetit i takon Mehdi Karoubit, i cili humbi në zjedhjet e parregullta presidenciale të vitit 2009, përballë Mahmoud Amhadinejad.

Protesta të fuqishme shpërthyen atëherë në vend, por ato nuk cënuan dot regjimin autoritar të Teheranit. Si rrjedhojë, me qindra reformatorë dhe protestues janë arrestuar dhe dënuar, disa prej të cilëve me vdekje.

Top Channel