Egjipti, SHBA: Mubarak të mos trazojë letrat

29/01/2011 18:40

Autoritetet egjiptiane “nuk mundet thjesht të trazojnë letrat dhe të qëndrojnë pa lëvizur”.

Kështu është shprehur në një mesazh në Twitter, zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Crowley, duke shpjeguar se presidenti egjiptian duhet të çojë përpara programin e reformave, përveçse të ndërrojë qeverinë në detyrë.

“Është koha që Mubarak pasi ka folur për reforma, t’i kthejë ato në fakte konkrete”, shtoi ai.

Një gjë e tillë ishte shprehur në mënyrë të qartë edhe nga presidenti Barack Obama.

Top Channel