Egjipt, gati qeveria e re

29/01/2011 10:40

Presidenti egjiptian, Hosni Mubarak, pritet të emërojë më vonë gjatë ditës qeverinë e tij të re, ndërsa protestat e dhunshme në vend vazhdojnë në ditën e tyre të pestë.

Siç raporton BBC, kërkesa kryesore e qytetarëve është largimi i vetë Mubarak-ut. Rrugët e Kajros, Suezit, Aleksandrisë dhe qyteteve të tjera janë mbushur me protestues që në mëngjes, pavarësisht se 18 persona humbën jetën një ditë më parë.

Të shtënat vazhdojnë të dëgjohen në kryeqytet, ndërsa ushtria ka dalë në mbrojtje të forcave policore dhe ruan rrugët kyçe. Interneti vazhdon të jetë i papërdorshëm.

I përdorur për të organizuar protestat në dy ditët e para, autoritetet kanë dhënë urdhër për ndërprerjen e tij në të gjithë vendin.

Top Channel