Berlusconi sulmon median

29/01/2011 21:15

Silvio Berluskoni nuk dorëzohet lehtë. Kryeministri italian i rrethuar nga skandalet, sulmoi median për publikimin e transkriptimeve të bisedave të tij private telefonike e kritikoi politikanët për krijimin e asaj që e quajti “një klimë të helmët e të dhunshme në vend”.

“Ky nuk është një vend i lirë. Nuk është vend i lirë ai ku t’i i bie telefonit, por nuk mund të jesh i sigurtë se bisedat e tua nuk do të përgjohen. Nuk është një vend i lirë ai ku qytetari e gjen veten nëpër gazeta, me detajet e bashkëbisedimeve të tij, në sytë e të gjithëve, të publikuara pa kurrëfarë droje nga ndëshkimi”, është shprehur Berlusconi.

Lideri italian përballet me akuzat e organizimit të festave të shfrenuara, se ka mbajtur prostituta në apartamente luksi e ka paguar minorene për marrëdhënie intime më te. Berlusconi i përgjigjet sulmit me sulm.

“Kam parë shumë gjëra në 17 vjet. Janë përpjekur me të gjitha mënyrat të më zhdukin nga skena politike dhe nga historia. Më kanë sulmuar edhe fizikisht. Por kurrë më parë, e përsëris, kurrë më parë kundërshtarët nuk kishin vepruar në mënyra kaq të turpshme”, tha Berlusconi.

Analisti politik James Ëalston i tha agjencisë “Reuters” se Italia po vuan sot për shkak se Berluskoni refuzon të japë dorëheqjen.

“Problemi nuk është as e majta, as e djathta. Problemi është Berlusconi. Përveç imazhit jashtë kufijve, ai që po cënohet tjetër është vetë edhe pozicioni i Italisë”, deklaroi James Ëalston, analist politik.

“Italianët gjithashtu po e humbin besimin tek lideri i tyre. Është më e lehtë të flasësh për problemet e tij private, sesa për mënyrën si i zgjidh problemet e vendit, thotë një grua.

Ndërkohë proçeset gjyqësore të kreut të ekzekutivit për evazion fiskal dhe mitdhënie do të vazhdojnë në muajin shkurt, duke ia shtuar kështu Berlusconit problemet.

Top Channel