Afganistan, vritet zv.guvernatori i Kandaharit

29/01/2011 08:45

Zëvendësguvernatori i provincës së përgjakur afgane të Kandaharit ka mbetur i vrarë në një atentat në kryeqytetin provincial.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat ndërkombëtare, sipas të cilave zëvendësguvernatori Abdul Latif Ashna është vrarë përmes një autobombe.

Ndërkohë, pesë persona të tjerë të goditur nga shpërthimi, kryesisht kalimtarë, kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spital.

Mediat ndërkombëtare njoftojnë gjithashtu se zona ku u krye atentati konsiderohet nga autoritetet si bastion i guerrilasve talebanë.

Në tetor të vitit të kaluar, në një atentat me eksploziv në një xhami mbeti i vrarë guvernatori i provincës së Kunduzit, Muhammad Omar.

Top Channel