Aniston: Uji, sekreti i bukurisë

28/01/2011 21:10

Aktorja Jennifer Aniston është e fiksuar pas bukurisë dhe beson se sekreti për një lëkurë të shëndetshme është pirja e sa më shumë uji.

Aniston pi gjatë gjithë kohës ujë edhe kur nuk ka etje. Pak a shumë si një gamile.

Por nuk është ky fiksimi i vetëm i protagonistes së serialit të famshëm ‘Friends’.

Aktorja ka filluar të veshë pantallona lëkure. Jennifer pranon se në garderobën e saj ka më shumë se 100 pantallona të këtij lloji.

“Kam pantallona lëkure të të gjitha formave dhe ngjyrave. Kohët e fundit më pëlqen ngjyra bojëqiell”, tha Jennifer Aniston.

Top Channel