Durrës, gjenden të pajetë 2 bashkëshortë

25/01/2011 09:10

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Durrës, ku dy bashkëshortë janë gjetur të vdekur në banesën e tyre.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave viktimat janë shtetasit Dedë dhe Marta Malndrea, përkatësisht 54 dhe 52 vjec.

Sipas burimeve, dyshohet që ata t’i kenë dhënë fund jetës me një armë zjarri. Fillimisht Dedë Malndrea ka qëlluar bashkëshorten dhe më pas veten.

Burimet saktësojnë se dy bashkëshortët u gjetën pas njoftimit të fqinjëve të tyre, ndërkohë që në banesë u gjet edhe arma e krimit.

Cifti jetonte prej vitesh në lagjen 18 të qytetit bregdetar dhe kishte pesë fëmijë, të gjithë të martuar. Policia po heton për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel