Rama: Do vazhdojmë në rrugën tonë

23/01/2011 12:50

Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, gjatë homazheve për Faik Myrton (një nga personat që humbi jetën në demonstratën e 21 janarit), u shpreh se të premten të gjithë shqiptarët janë të ftuar sërish në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

“Fjalët për tre viktimat e krimit qeveritar do t’i shpreh të premten në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” bashkë me gjithë qytetarët shqiptarë të cilët duan të nderojnë kujtimin e këtyre tre qytetarëve të zakonshëm jeta e të cilëve u pre në një protestë për një Shqipëri më të mirë”, deklaroi Rama në Fier.

“Do vazhdojmë në rrugën pa kthim drejt një Shqipërie ku ligji të jetë i njëjtë për të gjithë”, shtoi Rama.

Në fund të fjalës së tij, Edi Rama kërkoi të mbahej një minutë heshtje në nderim të tre qytetarëve që humbën jetën në 21 janar: Hekuran Dedës, Ziver Veizit dhe Faik Myrtajt.

 

Top Channel