Mazhoranca ngre komisionin hetimor për 21 janarin

23/01/2011 21:45

Kuvendi i Shqipërisë u mblodh rreth orës 20:00 të ditës së sotme në një seancë të jashtëzakonsme të therritur nga kryesia ku miratoi ngritjen e komisionit hetimor që do të hetojë ngjarjet e 21 janarit.

Në mungesë të deputetëve të Partisë Socialiste, mazhoranca miratoi me 73 vota pro ngritjen e komisionit me objekt hetimin e ngjarjeve të së premtes që sollën edhe vdekjen e 3 personave nga ana e demonstruesve.

Seanca parlamentare, e njoftuar më herët nga kryeministri Berisha gjatë mbledhjes së qeverisë, edhe kjo e jashtëzakonshme, ishte thërritur nga komisioni i kryetarëve. Edhe në mbledhjen e këtij komisoni Partia Socialiste refuzoi pjesëmarrjen.

Top Channel